Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet 25-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me plumb në kokë

schedule11:50 - 21 Shkurt, 2026

schedule 11:50 - 21 Shkurt, 2026

Një 25 vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali. Autoritet italiane njoftojnë se i riu u vra pas një atentat i mirëorganizuar. Trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është gjetur në provincën e Kunjos pranë qytetit të Torinos në ambientet e një are, pranë automjetit të tij.

Grupi Hetimor ka deklaruar se i riu ka marrë një plumb në kokë ndërsa dyshimet paraprake janë se ai është vrarë për larje hesapesh në kuadër të aktivitetit të trafikimit të lëndëve narkotike.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u pikas nga një kalimtar pasditen e të premtes, i cili telefonoi menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë  karabinierët e komunës dhe ekspertë të kriminalistikës nga radhët e policisë.



Sipas Autoriteteve Italiane, 25 vjeçari nuk kishte pasur asnjë here precedent penal në këtë shtet. “La Republica” shkruan se të riut shqiptar I është bërë autopsia dhe rezultatet e saj pritet të dalin përgjatë kësaj fundjave.

Kryebashkiaku i Komunës Bra tha se ndihej i trishtuar nga ngjarja e rëndë. Kamerat e sigurisë në zone pritet të ndihmojnë autoritetet të zbulojnë detaje që do të bëjnë të mundur arrestimin e autorit apo autorëve të këtij krimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!