Vendi ynë ditën e shtunë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër, në orët e pasdites ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s, me valëzim në det të forcës 2-4ballë..


