Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi!”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

schedule20:48 - 20 Shkurt, 2026

schedule 20:48 - 20 Shkurt, 2026

Analisti Frrok Cupi tha se dëmet që po shkakton Berisha pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe tentativat e tij përmes dhunës kanë efekt të kundërt. Ai theksoi se Partia Demokratike me Berishën duhet të shpallet një organizatë terroriste dhe të çregjistrohet për shkak të traumave që i ka shkaktuar vendit. Cupi shtoi se veprimet e saj kanë tejkaluar dhjetëra herë masën e pranueshme dhe duhet trajtuar si një organizatë që përdor terror.

“Shqipëria, me këtë dëm kaq të madh që shkakton Berisha, vendi është i sigurt drejt BE-së. Tentativa e Berishës për ta ndaluar me zjarr dhe me hekur mos përparimin e Shqipërisë bën të kundërtën. Me vizitën e McAllister, ai lajmëroi se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që dha lejen për demokracinë që ky njeri duhet të izolohet.

PD-ja me Berishën duhet të shpallet një organizatë terroriste si Hamasi. PD-ja duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit. PD-ja e ka tejkaluar dhjetëra herë masën që duhet të çregjistrohet dhe të merret si një organizatë që bën terror.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!