Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Besimtarët falen, militantët dhunojnë/ Nura: Gjuajnë me gurë, sepse nuk bindin me fjalë. Komuniteti Mysliman të reagojë!

schedule20:30 - 20 Shkurt, 2026

schedule 20:30 - 20 Shkurt, 2026

Gazetari Artur Nura tha se Berisha nuk mund të shfajësohet për dhunën në protesta dhe po vepron i pashpresë, duke përdorur akte të tilla si “guri i fundit” i karrierës së tij politike. Nura shtoi se komuniteti mysliman duhet të reagojë pasi disa limite tejkalohen te feja.

Ai theksoi se fryma e ndryshimit brenda PD-së po rritet dhe disa demokratë kanë nisur të lëvizin përtej influencës së Berishës. Sipas Nurës, është koha që partia të funksionojë në mënyrë demokratike dhe të mos mbahet më në izolim nga një figurë e vetme.

“Berisha nuk e ndoqi protestën nga zyra e tij, pasi donte t’i mbante protestuesit të ingranuar. Nuk mund të thotë nesër që është politikani më paqësor. Nuk mund të shfajësohet për çfarë po ndodh aty. Kisha ka reaguar përgjithësisht për zhvillimet që kanë kaluar në dhunë, por edhe komuniteti mysliman duhet të reagojë pasi disa limite tejkalohen te feja.
Berisha e bën një gjë të tillë sepse ka mbetur i pashpresë, kilometri i fundit është guri i fundit i Berishës. Po gjuan me gurë sepse nuk bind dot më me fjalë. Ta kuptojë që me Berishën vetë po shqetësohet nga lëvizje që po vijnë brenda PD-së. E kanë kuptuar edhe ata që janë afër, me Berishën nuk shkohet përpara por vetëm pas. Këtë e kanë thënë edhe ndërkombëtarët.
Një pjesë e demokratëve kanë nisur të lëvizin, është një kullë si kullat e Berishës dhe funksionojnë në mënyrë të izoluar. Ka ardhur koha që kulla të jetë demokratike, ku fryma e ndryshimit të mos mbahet më dhe nuk mund ta mbajë në përjetësi. Berisha po luan me gurin e fundit në karrierën e tij politike.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!