Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

schedule19:49 - 20 Shkurt, 2026

schedule 19:49 - 20 Shkurt, 2026

Një sherr është regjistruar pranë Piramidës mes protestuesve të Partisë Demokratike, ku janë përfshirë dy persona. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre është marrë nga përfaqësues të PD-së, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve është larguar nga zona.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes personave të përfshirë.

Më pas, një grup militantësh u drejtuan në drejtim të Kuvendit. Sipas raportimeve nga vendngjarja, persona të maskuar kanë hedhur shishe me molotov dhe sende të forta në drejtim të Policisë.



Kjo protestë ka të njëjtin skenarë si në organizimet e tjera, ku persona të maskuar kanë hedhur sende të forta dhe molotovë drejt Policisë.

Sakaq, plani i Berishës ka ndryshuar pasi më parë ai tha se nuk do të kalonin nga Kuvendi në respektim të muajit të Ramazanit, ndërkohë që në thirrjen e fundit protestuesit u udhëzuan të qëndronin te Kuvendi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!