Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama urë ndërlidhëse mes dy kontinenteve”, Çupi: Po ndërton diplomaci të dobishme që garanton aleancat

schedule18:41 - 20 Shkurt, 2026

schedule 18:41 - 20 Shkurt, 2026

Në studion e Tirana Livë në ABC Neës, analisti Frrok Çupi u shpreh Berisha e organizon këtë protestë, një ditë pasi kryeministri Rama mori pjesë në Bordin e Paqes. Për Çupin, kreu i qeverisë është urë ndërlidhëse mes dy kontinenteve, mes Europës dhe SHBA.

“Berisha e organizon këtë protestë, një ditë pasi kryeministri Rama mori pjesë në Bordin e Paqes, e organizon një ditë pas ku Rama si burrë shteti mbrojti UÇK. Është në faturën e shqiptarëve që ta durojnë. Berisha ka bërë zeron në qeverisjen e tij. Praktikisht po del duarsh ajo situatë, bëjmë vetëm krahasime që nuk do doja ti bënim.

Sali Berisha në vizitën e parë jashtë shtetit sapo u bë President, vizitoi Kuvajtin dhe Irakun, të dytën e bëri në Ohër me Milloshevicit dhe me Gligorov, dhe vizitën e tretë e të katër i bëri përsëri në Malajzi. Mendojeni këtë dhe cfarë ndodh. Kryeministri i Shqipërisë sot Edi Rama është urë ndërlidhëse mes dy kontinenteve, mes Europës dhe SHBA, sic edhe u shpall në Bordin e Paqes. Rama po ndërton atë diplomaci të dobishme që e garanton aleancat dhe i shërben kombit shqiptar si këtu si në një shtet tjetër që është Kosova” u shpreh ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!