Ministria e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në një konferencë për mediat, foli për nismat e reja ligjore për Prefektin, Policinë Bashkiake dhe IKMT-në.
Gjithashtu u ndal edhe te sistemimi i adresave, duke nënvizuar se duhet të bëhet një shërbim më i mirë për qytetarët.
“Për të ofruar shërbim më të mira për qytetarët, një sistem i saktë adresash është i domosdoshëm. Kemi nisur punën me Bashkitë për të shikuar sistemin e emërtimit të rrugëve brenda bashkive dhe për t’i futur në një analizë të detajuar dhe për të kuptuar se kush janë ata institucioneve për të mbartur Detyrë, punë dhe përgjegjësi është e të gjitha institucioneve. Siç është e Kadastra, njësitë e Urbanistikës dhe ministri për Pushtetin vendor që do të kenë koordinim bashkarisht dhe për të mos patur më atë problematikë kur i referohemi një vendi”, tha ajo.
Ministrja Koçiu nënvizoi se shërbimi zjarrfikës po ashtu kërkon një kapacitet të shtuar dhe se po punohet në këtë drejtim.
“Po ashtu në vëmendje do të sillja shërbimin zjarrfikës që merr vëmendje kur vjen puna te sezoni i verës. Janë ata që përballen me një situatë të vështirë dhe kërkon një kapacitet të shtuar. Rajoni shpesh është përballur e sfida dhe zjarrfikësit do të duhet të fuqizohen. Po punojmë për të sjellë në jetë Akademinë profesionale dhe funksioni i tyre në Bashki do të duhet të mbështetet”, tha Koçiu.


