Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama mbron UÇK në Bordin e Paqes/ Meçe: Fjalimi i kryeministrit, fitore për Shqipërinë

schedule18:29 - 19 Shkurt, 2026

schedule 18:29 - 19 Shkurt, 2026

Analisti Arben Meçe ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes për Gazën, i zhvilluar në Uashington, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për vizionin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

“Ajo që është më kryesorja është e lidhur mes dy personave që përfaqësojnë vizionin shqiptar, Vjosa Osmani dhe Edi Rama. Presidentja e nxori edhe sot në kuadër prezencën e saj. Atje nuk luhet emri i Ramës, por misioni që ka kryeministri Rama. Rama sot mund të them që transmetoi atë politikë amerikane. Edhe pse nuk ishte fare pjesë e tavolinës Kosovë, u fol për Kosovën. Nuk është e rastësishme që Vjosa Osmani dhe Edi Rama takojnë bashkë Presidentin Trump.

Është një fitore jashtëzakonisht shumë e madhe vizioni shqiptar sot. Fjalimi i Ramës, fitore për Shqipërinë. Filozofia e Trump është ajo e paqes. Ky bord është një nga fitoret më të mëdha. Trump ka një projekt të qartë për Gazën. Fjalimin i Ramës u dha në çdo media në mbarë  botën. Të arrish të bësh hero atë që sulmoi dhe të dënosh me burgim të përjetshëm për ish-krerët e UÇK është e papranueshme”, tha Meçe.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!