Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter kapitullon në Norvegji/ Champions, zikaltërit rrezikojnë eliminimin me disfatën 3-1

schedule12:39 - 19 Shkurt, 2026

schedule 12:39 - 19 Shkurt, 2026

Dy vjet më parë momenti fatal ishin çerekfinalet. Tashmë jemi në 2026 dhe Seria A duket se do të provojë një tjetër dështim të madh, të mbetet pa asnjë skuadër në të tetat e finaleve të Championsit.

Pasi Napoli u eliminua që në grup, Interi ishte i fundit që provoi humbjen në plej of. Një ditë më parë u mundën bindshëm Juventusi dhe Atalanta. Zikaltërit ishin shpresa e vetme e mbetur e atij që dikur quhej kampionati më i bukur në botë, por Norvegjia nuk qëlloi një vend i bukur.

Bodo Glimt shkaktoi një tjetër të papritur nga ato të vetat, duke mposhtur kryesuesen e Serisë A me shifrat 3-1. Brunstad në 20’, Hauge në 61’ dhe Hog në 64’ ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa Pio Espozito i dha pak frymëmarrje të vetëve me barazimin e përkohshëm 1-1 në 30’.



“Champions I hidhur, Interi, tre shuplaka, por në kampionat është në plus 7”, – titullon “La Gazeta delo Sport”. “Turpërim në Bodo, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, – rrëzim I Interit, humbja e katërt në Champions dhe kjo dhemb shumë!

Dueli në fushën me bar sintetik ishte I ashpër dhe Interi u duk se bëri pak më shumë, me më shumë gjuajtje dhe me dy shtylla, por Bodo ishte më konkret. Jo më kot në këtë stadium janë mundur këtë vit Mançester Siti, Atletiko Madrid, dhe më herët edhe Lacio e Roma.

Tashmë, do të duhet një ndeshje e madhe në kthim të martën e ardhshme në “San Siro” nëse Interi dëshiron të vazhdojë në Champions. Pas disfatave 2-5 të Juventusit në Turqi ndaj Gallatasarajit, dhe 0-2 të Atalantës në Gjermani kundër Dortmundit, Italia rrezikon të mbetet pa asnjë përfaqësues në të tetat e finaleve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!