TIRANË– Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kujtoi opozitës vizitën e kryeministrit Rama në Washington, ku do mbahet mbledhja e parë e Bordit të Paqes.
Ai madje ftoi përfaqësuesit e saj të mbajnë ndezur televizorët dhe telefonin, ku në orën 16:00, kryeministri Edi Rama do të jetë krah Presidentit të SHBA, Donlad Trump.
“Dje e fundit, se Meqë sapo je kthyer dhe nga SHBA, e mban mend që bërtisje këtu me 23 janar, Bordin e Paqes , ta harrosh, Edi Rama nuk do shkojë dot kurrë. Ti e ke thënë aty.
Merre procesverbalin dhe mbani telefonat ndezur, mbani televizorët ndezur. Në orën 16:00, kryeministri Rama dhe presidenti Donald Trump së bashku në mbledhjen e parë në Bordin e Paqes, aty ku i takon Shqipërisë të jetë o Gaz, atje. Ju s’ju erdhi as McAllister.”, tha ai./abcnews.al


