Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i Inteligjencës Artificiale në Indi/ Bill Gates anulon fjalimin, pas kritikave të ashpra për lidhjet me Epstein

schedule08:37 - 19 Shkurt, 2026

schedule 08:37 - 19 Shkurt, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft Corp Bill Gates ka anuluar një fjalim kryesor që kishte planifikuar të mbante në një samit të inteligjencës artificiale në Indi. Fondacioni Gates, krahu filantropik i miliarderëve tha se vendimi ishte një përpjekje për të siguruar që fokusi të mbetej në konferencë, pa dhënë hollësi.

Tërheqja vjen pas kritikave të shumta për marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein si dhe spekulimeve nëse kjo lidhje kërcënonte misionin e përgjithshëm të organizatës.

Ky veprim u bë “pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe për të siguruar që fokusi të mbetet në Samitin mbi prioritetet kryesore të Inteligjencës Artificiale”, tha fondacioni në një postim në platformën e tij X.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!