Autoritetet kanë thënë se tetë skiatorë janë gjetur të vdekur dhe një është ende i zhdukur pas një orteku në malet veriore të Kalifornisë.
Ortekët goditën zonën Castle Peak të Truckee në Kaliforni rreth 16 km në veri të Liqenit Tahoe, rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën.
Autoritetet ende po kërkonin nëntë persona të zhdukur të mërkurën në mëngjes sipas orës lokale, por tani kanë konfirmuar tetë viktima dhe një të pagjetur.
“Tetë nga nëntë skiatorët e tjerë janë gjetur të vdekur”, tha sherifja e Qarkut të Nevadas, Shannan Moon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Znj. Moon tha se kushtet e vështira dhe rreziku i orteqeve të mëtejshme kishin penguar përpjekjet e shpëtimit, me operacionin që ishte ende në vazhdim.
Grupi prej 15 skiatorësh në natyrë – të cilët ishin jashtë kufijve të resortit të skive – po ktheheshin nga një ekskursion tre-ditor kur goditi orteku, tha kompania organizuese e tureve Blackbird Mountain Guides.
Skiatorët e shpëtuar – përfshirë një guidë dhe pesë klientë – ishin strehuar në një strehë të improvizuar.
Dy prej tyre nuk ishin në gjendje të ecnin për shkak të lëndimeve të tyre dhe u dërguan në spital, tha znj. Moon.


