Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rexhep Selimi në Hagë: UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë

schedule15:07 - 18 Shkurt, 2026

schedule 15:07 - 18 Shkurt, 2026

HAGË– Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar nga Haga se angazhimi i tij në radhët e UÇK-së ishte rezultat i rrethanave të kohës dhe nevojës për vetëmbrojtje, e jo një zgjedhje e nxitur nga dëshira për luftë.

Selimi theksoi se Kosova kishte nevojë për vetëmbrojtje dhe për njerëz të gatshëm të sakrifikonin për vendin e tyre. Sipas tij, figura si Adem Jashari simbolizonin këtë gatishmëri për sakrificë, duke shtuar se iu bashkua atij dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës për shkak të nevojës së kohës.

Ai shtoi se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare, e përbërë nga qytetarë të profesioneve të ndryshme, përfshirë mësues, studentë, bujq e punëtorë, të cilët, sipas tij, u detyruan të merrnin armët për shkak se nuk  kishte rrugë tjetër.



Sipas Selimit, UÇK-ja nuk kishte qëllime të tjera përveç lirisë dhe nuk kishte plane për sulme ndaj civilëve apo kundërshtarëve politikë, duke theksuar se ajo nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare.

“Çfarë duhet të bënim ne, ta prisnin radhën për tu vrarë apo të linim nga vendi apo shtëpitë tonë.  As njërën dhe as terren., prandaj duhet të rezistonin. Prandaj unë besoja se Kosova kishte nevojë për vetëmbrojtje, kishte nevojë për njerëz të gatshëm që të jepni edhe jetën për vendin e tyre, kishte nevojë për dikë siç ishte Adem Jashari dhe UÇK, prandaj unë iu bashkova Adem Jasharit.

Nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja.  Ishte reagim ndaj dhunës sistematike dhe mohimit të dinjitetit, nuk ishte aventurë, ishte mbijetesë. Unë ishte pjesë një ushtrie vullnetare, 100% vullnetare, e përbërë nga mësues, studentë, bujq, punëtorë. Njerëz që u detyruan të marrin armët, se nuk kishin rrugë tjetër. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë, nuk kishte plane për të sulmuar civilë apo kundërshtarët politikë, Nuk ishte parti politike, ishte ushtri çlirimtare”, tha ai/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!