Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjen. Dita e lindjes së Krishtit është një nga dy festat më të rëndësishme të kalendarit të fesë së krishtere.
Në Katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, mëngjesin e sotëm u mblodhën qindra besimtarë për të ndjekur meshën e shenjtë të kësaj dite, e cila u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Mesazhet e kësaj dite përcjellin apelin për më shumë mirësi, dashuri dhe shpresë. Lindja e Krishtit shpëtimtar simbolizon për besimtarët paqen dhe fuqinë, triumfin e së mirës mbi te keqen dhe të drejtësisë mbi ligësinë.
Pas meshës se Krishtlindjeve të gjithë besimtarët shkëmbejnë vizita dhe urime mes njeri – tjetrit, ndërsa dreka kalohet në tryeza familjare, me të afërm dhe miq./abcnews.al



