Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk pendohem asnjëherë”, Thaçi: U ktheva për të luftuar, populli po përballej me shfarosje! Akuzat, ofendim!

schedule14:31 - 18 Shkurt, 2026

schedule 14:31 - 18 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli po përballeshin me shfarosje.

Para trupit gjykues dhe prokurorisë, ai tha se ka bërë atë që do ta bënte secili shqiptar.

“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili.



Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje.

Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk ‘ bie pishman asnjëherë. Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova.

Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, vecanërisht gjatë luftës ku nuk e dija në do isha gjallë. Nuk isha I sigurt nëse do shihja familjen time e lë më të ënderroja të ushtroja kontroll në Kosovë, fakti që disa prej nesh sot jemi gjallë është fat.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!