Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia dhe Bjellorusia kthehen në garë/ Hiqet pezullimi, atletët me simbole kombëtare në Lojrat Paraolimpike

schedule12:43 - 18 Shkurt, 2026

schedule 12:43 - 18 Shkurt, 2026

Atletët rusë dhe bljellorusë do të kthehen të garojnë me të drejta të plota duke nisur nga Lojrat Dimerore Paraolimpike, që do zhvillohen Milano dhe Cortina nga data 6 deri më 15 mars.

Kjo dotë thotë se është hequr pezullimi I vendosur për dy shtetet në vitin 2022 menjëherë pas agresionit në Ukrainë.

Që atëherë, atletët rusë dhe ata bjellorusë kishin garuar në Lojrat Olimpike dhe Paraolimpike nën flamurin neutral të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pa simbole dhe himnin kombëtar.



Kjo do të ndryshojë, duke nisur nga kompeticioni që do të pasojë Olimpiadën Dimërore. Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik sqaroi se do të ketë kufizime sa i përket numrit të atletëve që do të përfaqësojnë Rusinë dhe Bjellorusinë.

Kështu janë 6 vende për atetët rusë dhe 4 për ata bjellorusë, që do të prezantohen për herë të parë që nga viti 2022 me simbolet kombëtare. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe ky vendim është shoqëruar me shumë shumë polemika, ndërsa reagimet me të forta kanë ardhur nga Kievi.

Ukraina nuk pajtohet me heqjet e pezullimit për Rusinë dhe Bjellorusinë. Zemërimi i Komitetit Olimpik Ukrainas është amplifikuar pas pezullimit të atletit Vladyslav Heraskevych në Lojrat Olimpike Dimërore për shkak të helmetës së tij në nder të kolegëve të tij që kanë humbur jetën gjatë agresionit rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!