Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjen, ndërkohë që mbajtën në mesnatë meshën që simbolizon lindjen e Krishtit.
Meshat për besimtarët e krishterë nisën në mesnatë në katedralen e “Shën Palit” për katolikët dhe atë “Ngjallja e Krishtit” për ortodoksët.
Besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit, ndërsa mesha është drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Mesha vijoi sot në mëngjes në katedralen “Ngjallja e Krishtit” ku besimtarët po luten për më shumë paqe dhe drejtësi në botë. /abcnews.al