Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “5D”/ Jepet pretenca, SPAK kërkon dënim me burg për shtatë të pandehurit

schedule10:22 - 17 Shkurt, 2026

schedule 10:22 - 17 Shkurt, 2026

Prokuroria e Posacme ka dhene pretencen per 3 ish drejtoret e Bashkise se Tiranes si dhe per 4 ish zyrtare lidhur me dosjen voluminoze të njohur si “5D”, për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarim, deklarim të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Per Redi Molla ish-drejtor i përgjithshëm i  shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, SPAK ka kerkuar qe te denihet me 11 vite burg si dhe ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Per Mariglen Qaton ish-kryeinspektor i IKMT në Bashkinë Tiranë, te vetmin qe qendron ne burg eshte kerkuar 9 vite heqje lirie dhe ndalim per te ushtruar funksione publike per 5 vite.



Per Taulant Tushen në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike, SPAK ka kerkuar 4 vjet burg, dhe dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Per Enton Punavija dhe Julian Zanaj spak kerkon nga 3 vite burg, ndersa per anetarin tjeter te Komisionit te Vleresimit te Ofertave Albanon Janku organi i akuzes kerkon dy vite heqje lirie. Per biznesmeni Nestor Muhametllari spak ka kerkuar 7 vjet burg.

Sipas SPAK, kompania  5D Konstruksion, në QKB është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit. Por SPAK thote se është provuar qe Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë qënë pronarët “de facto” të kesaj shoqërie, të cilën e kanë zotëruar në mënyrë indirekte dhe e kanë përdorur për të vjelë fondet publike në mënyrë të paligjshme e për pastrimin e parave.

Sipas spak, Gjatë kohës që Molla ka drejtuar UKT, shoqëria 5D Konstruksion sh.p.k. ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera. Hetimet kanë zbuluar po ashtu se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera

Po ashtu, kompania 5D akuzohet ka fituar në kundërshtim me ligjin 3 tendera të Bashkisë Tiranë, si dhe dy të tjera nga Tirana Parking sh.a dhe Klubi Sportiv Tirana.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar katër prej të pandehurve që u gjykuan në proces të ndarë për dosjen “5D”. Drejtoresha e klubit shumësportësh, Deborah Keçi, me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!