Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një tullë e hedhur nga lartësia në ambientet e objektit që po rikonstruktohet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së djeshme, teksa nxënësi i klasës së tretë, rreth 9 vjeç, kishte hyrë në ambientet e kantierit për të marrë topin. Sipas të dhënave paraprake, një tullë e rënë nga lartësia e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe humbje ndjenjash.
Fillimisht ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit dhe më pas është dërguar për trajtim të specializuar në Spitali Universitar i Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka nisur një hetim të zgjeruar në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës. Autoritetet kanë pezulluar menjëherë punimet në objekt dhe kanë shoqëruar disa punonjës si edhe drejtues të firmës që po kryente rikonstruksionin, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./abcnews.al


