Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 “Beteja e fundit” në Hagë/ Beha: Vendimi, i padrejtë! Prokuroria e di se për ish-krerët e UÇK nuk ka dëshmi

schedule17:19 - 16 Shkurt, 2026

schedule 17:19 - 16 Shkurt, 2026

Gazetari Besian Beha tha për Ballkan Update se kërkesa e prokurorisë për 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së është e papranueshme dhe në shpërputhje me praktikat ndërkombëtare. Sipas tij, dëshmitë mungojnë për akuzat ndaj ish krerëve të UÇK. Beha shprehet i bindur se Gjykata Speciale do të japë një vendim të drejtë dhe se ish-krerët e UÇK-së do ta kalojnë këtë sfidë.

“Në praktikat ndërkombëtare, kur prokuroria kërkon një dënim kaq të gjatë, kërkon shumë për të përfituar pak. Prokuroria e di që rasti i tyre nuk ka dëshmi. Kur kërkon 45 vjet burg dhe i liron, është në papajtueshmëri. Të gjithë liderët që kanë kryer krime kundër njerëzimit nuk janë dënuar as gjysmën e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Është në shpërputhje të plotë. Mbetet për t’u parë sesa do të luhatet trupi gjykues.

Kërkesa për 180 vite burg është e papranueshme. Këta persona janë dorëzuar vetë, kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet e tyre, nuk kanë dashur të arratisen. Normalisht që, për shkak të përvojës së tyre, kanë qenë shumë të rinj për të marrë vendime shumë të mëdha; kjo është një sfidë që ata do ta kalojnë. Besoj që Gjykata Speciale do të japë vendim të drejtë dhe ish-krerët e UÇK-së do ta kalojnë këtë sfidë.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!