Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cilat janë ndryshimet ligjore? Nuk pezullohen Presidenti, ministrat, Avokati i Popullit, kreu i KLSH dhe Kushtetuesit

schedule12:00 - 16 Shkurt, 2026

schedule 12:00 - 16 Shkurt, 2026

Ndryshimet në Kodin e Porcedurës penale që prekin nenin i cili parashikon masën e pezullimit të funksionarëve të lartë janë zyrtare.

Ato u prezantuan në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PS dhe prekin speficikisht pikën dy, të nenit 242 të Kodit të Porcedurës Penale, qëparashikon Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publil.

Aktualisht ky nen ka të përjashtuar nga masa e pezullimit vetëm 3 kategori, deputetet, kryebashkiakët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë që zgjidhen nga vota e popullit.



Në ndryshimet e propozuara, socialistët shtojnë dhe 7 pozicione të tjera të larta, ndaj të cilëve nuk do të mund të vendoset pezullim, për asnjë asnjë arsye.

Këto janë poste të parashikuara dhe në Kushteten e Republikës dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit.

Postet e paprekshme nga pezullimi do të jetë nisur nga Presidenti, kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat.

Të papezullueshëm do të jenë dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që shpesh për cështje shumë të ndjeshme, janë hallka e fundit e vendimmarrjes.

Dy insitucionet  e fundit janë Avokati i Popullit dhe kryetari i Kontollit të Lartë të Shtetit.

Kjo nismë e socialistëve do të hyjë në fuqi, në momentin që merr kartonin jeshil në Parlament dhe kjo pritet të ndodh gjatë muajit mars.

Këto mund të mos jenë të vetmet ndryshime që do të ndodhin. Rama paralajmëruar dhe te tjera ndërsa prej javësh ka folur mbi problematikën e paraburgimeve.

Këtë të hënë kryeministrit foli dhe mbi përndjekjen e punonjësve të administarëës nga prokurorë të caktuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!