122 shtetas kinezë janë arrestuar për shkak se dyshohet se ishin të përfshirë në krime financiare. Policia në Nepal nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin për shkak se hetimi është ende i hapur, por të dyshuarit do të paraqiten para gjykatësit për të përcaktuar se sa kohë mund të mbahen për hetim.
Zyrtari i policisë, Shailesh Thapa tha se të dyshuarit u arrestuan të hënën në Kathmandu, kryeqytetin e Nepalit. Ata u mbajtën në qendra të ndryshme të paraburgimit në Kathmandu./abcnews.al