Ishte favoriti, dhe për këtë presioni mbi të ishte më I madh. Domen Prevc duhej të justifikonte parashikimet si njeriu kryesor I garës së kërcimit nga trampolina e madhe në Lojërat Olimpike të Dimrit në Itali, dhe ai ia doli.
Slloveni la pas një kërcim të parë jo fitues, për të mundur në kërcimin e dytë japonezin Ren Nikaido, dhe për të marrë medaljen e artë.
Kryesuesi I Kupës së Botës pati rezultatin në provën e dytë 141.5 metra, dhe në total mblodhi 301.8 pikë, me diferencë ndaj japonezit. Në vend të tretë, medalist I bronzit, ishte polaku Kasper Tomasiak.
Kjo ishte medalja e dytë e artë për Prevcin në Milano e Kortina d’Ampeco, pas asaj që fitoi në konkurrimin ekipor prej 4 sportistësh, në krah të motrës së tij, Nika.
Domen Prevc do të ketë mundësi për një titull tjetër kampion në kërcimin nga trampolina e madhe në garën ekipore për meshkuj, që do të zhvillohet të martën e 16 shkurtit.
Dy herë kampioni olimpik është edhe pesë herë kampion I botës, ndërsa mban rekordin botëror për kërcimin më të gjatë me 254.5 metra vendosur në mars të vitit të kaluar.


