Nuk dihet nëse do të arrijë atë për të cilën ëndërroi më shumë.
Lebron Xhejms po vazhdon të luajë basketboll me synim rekorde pas rekordesh, por sidomos për të fituar të paktën titullin e pestë kampion në karrierë, ndërsa në ndeshjen e fundit arriti një tjetër “gur kilometrik”, siç thonë amerikanët.
U bë më I vjetri në historinë e NBA-së që realizon një tripëll dabëll në një ndeshje.
Në moshën 41 vjeç e 45 ditë, shënoi 28 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, në fitoren e Lejkërsave ndaj Dallasit me shifrat 124-104.
Spektakli ishte I gjithi aty, në Arenën e shkëlqyer në Los Anxhelos në prani të rreth 20 000 spektatorëve, edhe pse vendasit nuk kishin yllin tjetër të madh, Luka Donçiç.
Rekordin e mbante prej 22 vitesh legjenda Karl Maloun që ia kishte dalë në moshën 40 vjeç e 127 ditë.
Televizioni amerikan, ESPN, komenton se djali I tij, Broni, ishte vetëm 105 vjeç, apo rreth 3 muajsh e gjysmë, kur Lebroni realizoi tripëll dabëllin e parë në karrierë në 19 janar 2005.
Kanë kaluar 21 vjet që atëherë, dhe Xhejms ka 123 tripëll dabëlla, I pesti në renditjen e të gjitha kohëve në NBA.
Falë “Mbretit të basketbollit”, Lejkërsat janë në vend të pestë në Konferencën Perëndimore, shumë pranë vendit të tretë dhe titulli është I arritshëm.
I paarritshëm është Lebroni që ka 23 sezone në kampionat, dhe nuk dihet se kur mund të ndalojë.


