Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atletico “turpëron” Barcelonën/ Madrilenët fituan 4-0, duke siguruar përpara kohe finalen e Kupës

schedule12:35 - 13 Shkurt, 2026

schedule 12:35 - 13 Shkurt, 2026

Një leksion i vërtetë futbolli. Më shumë se kaq. Barcelona jetoi një humbje turpëruese në fushën e Atletiko Madrid, në ndeshjen e vajtjes për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick u dorëzua pa kushte, duke pësuar të katër golat që në pjesën e parë, duke shënuar një rekord negative historik.

Rezultati tregon qartë se sa të lehtë e kishin të besuarit e Diego Simeone, që për të kaluar në epërsi morën si dhuratë një autogol qesharak nga Erik Garcia që në minutën e gjashtë.



Nga ky moment, gjithçka u bë në zbritje për të zotët e shtëpisë, që në minutën e 14 dyfishuan diferencën me Grizman.

I vakët reagimi I kampionëve spanjollë, ndërsa Atletiko vulosi fitoren përpara pushimit të ndeshjes.

Lookman shënoi golin e tretë në minutën e 33-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Julian Alvarez plotësoi pokerin e madrilenëve.

Nuk solli asgjë në rezultat pjesa e dytë, ndërsa në fundin e sfidës Erik Garcia vulosi mbrëmjen e errët personale dhe atë të Barcelonës me kartonin e kuq.

Në fund e gjithë festa ishte për Atletico Madrid, që siguron përpara kohe biletën për në finalen e Kupës së Mbretit. Rezultati 4-0 ia jep këtë siguri të besuarve të Simeone, ndërsa Hansi Flik dhe skuadra e tij tani duhet të mendojë vetëm për titullin kampion në La Liga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!