Kryeministri Edi Rama gjatë takimit Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektoriateve tregoi bisedën që ka bërë gjatë takimit me Dashnor Sulën, ku ky i fundit i kishte kërkuar një sfidë.
“Shumëkush mund që të rrudhë buzët dhe mund të gjejë edhe këtu rasti për të përqeshur, është motomato është ajo që tha inspektori. Ne patëm një takim dhe ajo që u shtrua nga zoti Sula, ishte që dua një sfidë dhe dua të më sfidosh e të të sfidosh. Ok, unë i thashë fillojë nga konkursi për Kryeinspektorin e Përgjithshëm.
Por, jam i sigurt, që kush realisht beson tek vetja dhe tek mundësi e një karriere, çdo dyshim dhe çdo paragjykim duhet që ta vërë në provë. Për mua është themelore, që rekrutimi i të gjitha nivele, i inspektorëve të jetë totalisht i garantuar”, tha Rama.


