Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama uron Dash Sulën për detyrën: Do ndërtojmë një kompleks të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm

schedule11:32 - 13 Shkurt, 2026

schedule 11:32 - 13 Shkurt, 2026

Në një takim të posaçëm me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektoriateve në vend, Kryeministri Edi Rama deklaroi nisjen e fazës së re të reformës së sistemit të inspektimeve, duke e cilësuar atë si një moment kyç për forcimin e funksionimit dhe besueshmërisë së këtij sistemi.

Kreu i qeverisë uroi punë të mbarë Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, ndërsa theksoi se faza e parë e reformës ka shërbyer për përgatitjen e terrenit dhe për krijimin e bindjes mbi domosdoshmërinë e braktisjes së skemës së vjetër. Sipas tij, tashmë reforma hyn në një etapë të re, atë të zbatimit të thelluar, e cila do të nisë me ndërtimin e kompleksit të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm.

Rama pranoi se deri më tani nuk është arritur progresi i nevojshëm në fushën e inspektimeve, duke evidentuar probleme në organizim, mangësi strukturore dhe hendekun mes shërbimit dhe qytetarëve që duhet të përfitojnë prej tij. Ai nënvizoi se reformimi i sistemit është mbi të gjitha çështje përgjegjësie dhe drejtimi të duhur, për të shmangur përsëritjen e situatave problematike të së kaluarës.



“Në radhë të parë dua t’i uroj punë të mbarë Kryeinspektorit të Përgjithshëm (Dashnor Sula). Është një moment shumë i rëndësishëm i kësaj reforme, pasi kemi kapërcyer fazën e parë që pati shumë nevojë për përgatitje dhe duke krijuar bindjen te të gjithë se ishte shumë e rëndësishme kapërcimi i skemës së vjetër. Tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thellë të kësaj reforme, duke nisur me ndërtimin e kompleksit të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm.

Një gjë është e sigurt është që deri tani që me inspektimin nuk kemi bërë progresin e nevojshëm, mbetet një problem në organizim, në mangësi dhe mbetet një problem në hendekun mes shërbimit dhe atyre që duhet të shërbehen. Gjithmonë kam besuar dhe besoj që sistemi dhe reformimi i sistemit është përgjegjësi. Nëse drejtimi nuk është i duhuri, biem në situata që i kemi ndeshur më parë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!