Prokuroria e Tiranes ka shpallur moskopetence dhe ka kaluar ne SPAK, dopsjen per vrasjen e Gilmando Dani dhe mikut te tij Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Krimi i dyfishte ndodhi me 11 nentor 2025, ne rrethrrotullimin prane aeroprotit te Rinasit, ndersa pas tre muajsh hetime Prokuroira e Tirane ka ngritur dyshimet se vrasja eshte kryer nga nje grup i strukturuar kriminal, dhe organi kompetnet per te hetuar eshte Prokuroria e Posacme.
Gilmando Dani i cili sipas policise ka qene edhe shenjestra e atentatit u vra me armë zjarri një vit pas lirimit të tij nga qelia, ku vuajti një dënim për zhvatje, gjobevenie dhe grup të strukturuar kriminal.
Nga nje makine tip Toyota qe priste makinen e Gilmando Danit dhe te Muci Shaljanit zbriten tre persona te armatosur me kallashnikov duke lene te vdekur ne vend Danin ndersa miku i tin nderroi jete ne spital. Autoret dogjen makinen ne fshatin Halil te Krujes disa kilometra larg vendit te ngjarjes. Dyshohet se ky krim ka qene i porositur dhe vrasesit jane paguar, ndersa ka dyshime se ne kete atentat jane te perfshire edhe persona te tjere qe kane vezhguar apo kane dhene informacione mbi levizjet e Gilmando Danit dhe Muci Shaljanit te cilet sapo ishin kthyer nga Spanja.
Gilando Dani kishte precedente kriminale dhe njihej si nje nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Emiljano Shullazit, një tjeter personazh i krimit të organizuar.
Ata u dënuan së bashku në nëntor të vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për zhvatje pasurie, kërcënim dhe grup të strukturuar kriminal. Dani u dënua me 12 vjet burg dhe u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024 pas përfundimit të dënimit.
Çfarë ndodhi në Rinas?
Gilmando Dani, i njohur si krahu I djathtë I Emiljano Shullazit, është ekzekutuar mesditën e 11 nëntorit 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, në një atentat mafioz, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij, Muçi Shaljani i njohur edhe me mbiemrin Sheqeri. Shaljani ndërroi jetë pak ditë pas atentatit, në Spitalin e Traumës
Viktima Gilmando Dani i cili ishte pasagjer dhe i plagosuri Muçi Shaljani ne timonin e makinës, sapo ishin kthyer nga Barcelona, vend ky ku kishin ikur më datë 7 nëntor. Në momentin që ata kanë marrë makinën e tyre në parkimin e Aeroportit dhe janë nisur në drejtim të kryeqytetit, autorët dyshohet se kanë ndjekur po nga parkimi i aeroportit dhe I kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Pasi automjeti Mercedez Benz ka humbur kontrollin, një nga autorët I maskuar, ka dal nga makina dhe është afruar në derën e pasagjerit duke qëlluar me breshëri për vdekje Gilmando Danin.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 50 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa plumbat kanë kapur edhe xhamat e një lokali, por fatmirësisht pa të lënduar. Pas atetnatit me një automjet tip Toyota me targa greke, autorët të cilët dyshohet se kanë qënë tre kanë ikur në drjetim të Fush Krujes dhe më pas kanë djegur makinën në fshatin Halil në një zonë të pyllëzuar dhe të pa mbuluar nga kamerat e sigurië. Brenda makinës së djegur policia ka gjetur 4 armë zjarri, konkretisht 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët në fjalë pritet të analizohen nga ekspertët bashkë me makinën për të parë nëse në to ka gjurmë.
Autorët, sipas hetuesve kanë pasur një informacion të detajuar lidhur me lëvizjet e viktimës Gilmando Dani i cili rezulton i dënuar dhe me precedne të theksuar kriminal, si dhe të miku të tij Muçi Shaljani i cili ishte pjesë e Agjencisë së Mbikqëyrjes Policiore./abcnews.al


