Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fredi Balaj: “Etruskët flisnin shqip” – teza që hap debat

schedule10:12 - 12 Shkurt, 2026

schedule 10:12 - 12 Shkurt, 2026

I ftuar në studion e ABC-së, studiuesi dhe piktori Fredi Balaj ndau rrëfimin e tij mbi jetën mes artit dhe kërkimit shkencor.

Me profesion inxhinier, ai ka jetuar për 10 vite si emigrant në Itali, ku mbijetoi duke pikturuar. Peizazhet e Vlorës, që ai realizoi gjatë asaj periudhe, janë shpërndarë në shumë qytete italiane, ndërsa studioja e tij atje vazhdon të jetë e hapur. “Në profesion jam inxhinier, por në shpirt jam piktor,” shprehet Balaj.

Paralelisht me artin, ai ka ushqyer një pasion të fortë për studimin e gjuhës shqipe. Sipas tij, gjatë jetesës në Itali ka vënë re lidhje të shumta mes shqipes dhe italishtes, duke theksuar ndikimet e ndërsjella gjuhësore.



Deklarata më e fortë e tij lidhet me qytetërimin e lashtë etrusk. Balaj pretendon se etruskët kanë folur shqip dhe se ai ka bërë zbulime gjuhësore që, sipas tij, nuk janë trajtuar më parë në këtë dimension. Ai përmend gjithashtu referenca të studiuesve të huaj, përfshirë historianë francezë, që kanë trajtuar lashtësinë dhe veçantinë e gjuhës shqipe.

Çështja e prejardhjes së shqipes mbetet një temë debati në qarqet akademike. Ndërsa zyrtarisht ajo njihet si një degë më vete e familjes indoeuropiane, teori alternative vazhdojnë të ngjallin diskutime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!