Fotografohet në Prishtinë, dilema për të ardhmen e sulmuesit të Teutës

schedule19:54 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 19:54 - 24 Dhjetor, 2019

Sulmuesi i Teutës, Abdul Khalid, me shumë gjasa do të ndërrojë destinacion në muajin janar. Futbollisti afrikan nuk ka arritur të ambientohet te “Djemtë e Detit”, duke luajtur vetëm 9 ndeshje dhe duke mos shënuar asnjë gol.

Khalid, ish-futbollist i Prishtinës në IPKO Superliga, është fotografuar në kryeqytetin e Kosovës sot dhe siç raporton Gazeta Olle, ai me shumë gjasa do të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Te Teuta, pritet të ketë një merkato të ngarkuar janari, ku përveç përforcimeve që mund të bëjë skuadra durrsake, edhe numri i të larguarve pritet të jetë i madh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!