Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Autori qëlloi me armë në dysheme”/ Detaje nga tentativa e grabitjes së Fibank, dyshohet se autori ka marrë një sasi parash

schedule11:56 - 12 Shkurt, 2026

schedule 11:56 - 12 Shkurt, 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa e grabitjes së filialit të Fibank, bankë e nivelit të dytë në Tiranë. Burime zyrtare të policisë, thanë se autori ka qëlluar me armë në dysheme. Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka patur persona të dëmtuar.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Barrdhyl Fusha rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet ne nje banke te nivelit te dyte Fibank, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.” thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas burimeve për ABC News, pasi autori është futur në ambientet e bankës, menjërherë një prej punonjësve ka pare armën dhe ka sinjalizuar policinë, pas disa sekondave autori ka parë rreth e ka qëlluar një herë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se në çantën e autorit të ketë para që i ka grabitur nga banka, ndërkohë në cilësinë e provës material policia po vijon ekzaminimet e mëtejshme.



Pas pak minutash në vendngjarje menjëherë ka ardhur shefi i rendit të komisariatit nr. 2 dhe patrulla që kanë arrestuar menjëherë autorin dhe i kanë sekuestruar armën e zjarrit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!