Çdo vendim tjetër i gjykatës për ta dënuar atë do të jetë thjesht një qëndrim “i ndikuar” nga provat që ka dorëzuar prokuroria.
Kështu e ka nisur mbrojtjen e tij avokati korato-amerikan Luka Misetiç, në ditën e tretë të seancave përfundimtare të çështjes që lidhet me krimet e luftës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Kur të filloni gjykimin tuaj, duhet ta nisni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është I pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga zura e prokurorit të specializuar ju kanë bindur juve apo nëse janë dyshime të arsyeshme se Thaçi është fajtor,” tha Misetiç.
Avokati, i njohur për mbrojtjen e gjeneralit kroat Ante Gotovina ne Tribunalin e Hagës, nuk mundi të mos e “godiste” pretendimin e prokurorisë se hashim thaçi i kishte manipuluar ndërkombëtarët.
“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin.Si mund të vihet në diskutim qëndrimi i njerëzve të lidhur ngushtësisht me shërbimet e inteligjencës?” – tha ai
Në mesin e figurave që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit janë: ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe diplomati amerikan, Christopher Hill.
Misetiç ka çmontuar palën akuzuese, duke pyetur se përse zyra e prokurorit të specializuar ka marrë parasysh vetëm provat që “i konvenojnë” dhe jo pjesën tjetër që bien ndesh me pretendimet e tyre, duke shpërfaqur edhe njëherë pretendimin se në këtë proces ka qëndrime të njëanshme.
Madje misteiç ka shkuar edhe me tej, duke deklaruar se prokuroria ka patur frike ti bej disa pyetje specifike dëshmitarëve sepse këta të fundit mund të mos jepnin përgjigjet që i duheshin palës akuzuese.
“Në rast se krerët e UÇK do të dënohen, per mbrojtjen kjo do të shenoj një padrejtësi historike dhe tentativë për të ndryshuar atë që ka ndodhur në Kosovë”, shtoi ai.
Mbrojtjes së Thaçit përballë dy ditëve argumenta të prokurorisë i duhen vetëm katër orë për të shpalosur qëndrimin e saj, për tja lënë rradhën avokatëve të Selimit, Krasniqi dhe Veselit, ndërsa pas 18 shkurtit gjykata ka 3 muaj kohë për të vendosur mbi fatin e katërshes udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me një pjesë të historisë së saj.


