Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mësuesi predikues i fesë/ Indoktrinonte nxënësit për ringjalljen, shkarkohet nga detyra

schedule16:20 - 10 Shkurt, 2026

schedule 16:20 - 10 Shkurt, 2026

Mësuesi i anglishtes, Dritan Zaimi  i cili predikonte për zotin në klasë  nuk jep më mësim në shkollën publike  9 vjeçare “Gustav Majer” në Tiranë.

“Po e ndryshuan, nuk na ka ardhë asnjëri”

” Na thoshte për zotin.”



“Po bëjmë me mësues të ndryshëm anglisht”

Megjithkëtë  mes prindërve dhe gjyshërve ende ndjehet shqetësimi për deklaratat e tij tronditëse.

“Nuk dimë tani nga ministria a mund ta lejojnë të japë mësim në shkollë tjetër apo jo.  Kudo që të shkojë të njejtën gjë do të bëjë. Ai person i fut në gjak fëmijëve, hidhuni nga kati i pestë se e kam provuar dhe vetë unë.”

“Për këtë gjë të shqetësuar jemi,  sa fëmijë humbën jetën.   Ne thamë shyqyr që spo e dëgjojmë më këtë gjë se  u bënë me fiksime të gjithë njerëzit që u vranë ata fëmijë, jo vriu në kasollë,  jo andej jo këndej.  Të ndodhi prap kjo. Si mund të vdesë njeriu e të ngjallet prap. Si mund tja thuash një fëmijë?”

Jo të  gjithë prindërit  kishin dijeni për rastin. Disa e morën vesh  pasi ngjarja u bë publike.

“Më vjen për të qarë kur e dëgjon tani.  Se me zor po i rrisim fëmijët.”

Të tjerë e kanë mësuar më herët prej fëmijëve.   Madje disave iu kanë  treguar  dhe se  po të flisje për zotin mësuesi të vlerësonte me notë.

“Më vuri një 10 tha pse e thash për Zotin”

Mënyrën sesi përpiqej ti indoktrinonte shumë prej fëmijëve e kanë ende në mëndje. Kjo nxënëse  e klasës së katërt tregon se  shqetësimin ja kishte shprehur dhe mësueses kujdestare.

“Më ka thënë jam hedhur nga ballkoni e kam provuar dhe vetë dhe jam ringjallur, prandaj jam këtu ku jam. 

Ju a tha në orë të mësimit? Në orë të mësimit, na vuri dhe muzikë.  Bëmë katër orë mësimi vetëm më Jehovain.

Jam e para që kisha reaguar tek klasa që kisha thënë për mësimin.  E kam pyetur mësuesen a ka ndodhur kështu apo ashtu. A është në drejtori apo po e bën tinëz,  se nuk e kishim bërë këtë mësim.”

Dy prindër shqetësimin e tyre e paraqitën pranë drejtorisë së shkollës  e cila sipas ministrisë  se Arsimit  pas verifikimeve dhe  administrimit   të materialeve të përdorura nga mësuesi në orë të mësimit i përcolli rastin komisionit të etikës I cili   largoi nga puna mësuesin e anglishtes.

Por megjithëse Dritan Zaimi nuk jep më mësim  për  shkelje të rregullores dhe ligjit sipas të cilit shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara  deklaratat e tij  kthyen në vëmendje raste të ngjashme në vite të shkuara që përfunduan deri me vetëvrasje.

Për shkak të akuzave të rënda  Abc News pyeti ministrinë e Arsimit  për përfshirjen e organeve hetimore në zbardhjen e saj.   Ajo la të kuptohet se për momentin  nuk  do ta bëjë një gjë të tillë.   Në polici thanë burime për Abc News akualisht nuk ka një denoncim për  mësuesin e anglishtes.  Situatë kjo që lë të hapur dhe mundësinë e rikthimit të tij në institucionet arsimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!