Ndonëse nuk ka mbetur edhe shumë kohë, ende ka pikëpyetje të mëdha për formimin e qeverisë së re në Kosovë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur ditën e sotme kryesinë, ku kanë zhvilluar një takim të shkurtër.
Pas mbledhjes Mustafa ka folur për mediat, duke thënë se po pret ende ftesën e Albin Kurtit për të vijuar bisedimet për të formuar qeverinë.
“Nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, tha Mustafa.
Kujtojmë se Kurti dhe Mustafa nuk kanë zhvilluar takim që prej javës së kaluar, kur edhe u konfirmuan edhe njëherë ndasitë e tyre për postin e Presidentit./abcnews.al