Çelo Hoxha: Instituti pavarësisht sulmeve politike, do zbatojë ligjin

schedule16:08 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 16:08 - 24 Dhjetor, 2019

Drejtori i sapozgjedhur i Institutit te Krimeve te komunizmit Çelo Hoxha në një intervistë për “Abc News” thotë se sulmet politike, nuk do ta pengojnë  zbardhjen e krimeve gjatë luftës.

Hoxha thotë se ka ardhur koha që përmes një ligji të posaçëm, administrata publike të pastrohet nga ish-sigurimsat, duke iu referuar edhe rastit të kreut të SPAK, Arben Kraja.

Ka ardhur koha që t’i thuhet stop,  përmes  një ligji  të posaçëm për spastrimin e ish-sigurimasave në administratën publike dhe poste drejtuese, për këtë  ai i referohet edhe emrimit të  Arben Krajës në krye  të SPAKUT

Çelo Hoxha  të  mërkuren është zhvendosur në  zyrën e mikut të tij  Agron Tufa, për të  vijuar  në të njëjten linjë drejtimin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Ai pranon se ka marrë urime nga parardhesi i tij Tufa.

“Nuk duhet të na shpërqendrojn ënga qëllimet kryesore dhe në kthimin e punës në normalitet. Kemi qenë bashkëpunëtorë shumë të ngushtë, ikja e tij ka lënë tek unë një boshllëk shumë të madh, në të dyja aspkette edhe si mik edhe si bashkëpunëtor”, shprehet Hoxha.

Çelo Hoxha me veprën e tij  “Krimet e komunizmit”, botuar në vitin 2014, zgjoi majin e 2019 shumë polemika, pasi  ai paraqiti edhe një listë prej 265 emrash, të cilët  i cilëson si persona të përfshirë në krime lufte.

“Ai është një libër shkencor dhe nuk pati studim shkencor që të rrëzojë atë libër. Ka patur vetë nostalgjikë të regjimit komunistë që e sulmojnë, ata nuk janë profesionistë. E adresuan te zoti Tufa padrejtësisht, libri është i imi. Botimi është veprimtari publike. Reagimet të jenë në nivelin e punës së prezantuar. Njerëz joprofesionistë sulmojnë profesinistë ka një nonsens”, thotë ai.

Hoxha  thotë se objekti i punës së Institutit nuk mund të kufizohet, pengon të hulumtojë për krimet e kohës së luftës nga komunizmit.

“Një zyrtar i shtteit shqiptar deputet nuk duhet të dalë të sulmojë një institucion me deklarata publike, sikur ne jemi një parti politike. Ne jemi një institucion që veprojnë në bazë të një ligji dhe veprimtaria jonë kontrollohet në bazë të ligjit”, thotë Hoxha

Nga ana tjetër drejtori i krimeve të komunizmit , sheh si domosdoshmëri një ligj  të posatcëm për spastrimin e ish sigurimasave në administratën publike dhe poste drejtuese, për këtë  ai |i referohet edhe emrimit të  Arben Krajes në krye  të SPAKU-t.

Nderkohë që  puna e institutit do të vazhdoi ,me botime të kolanës për krimet e komunizmit, dëshmit e gjalla të mbijetuarve , ekspozita me foto të rralla si dhe krijimin e muzeve virtual në  vendinternimet dhe burgjet famëkeqe.  Vete Çelo Hoxha do të vazhdojë librin e 2-të “ Krimet e komunizmit” ku  ai thotë se do të  sjellë fakte të reja mbi periudhën e luftës./abcnews.al