Pasi Prokuroria Speciale kërkoi dënimin me 45 vite burg për ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish krerët e tjerë të UÇK, kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra për atë që e cilëson si përpjekje për varrosje për së gjalli të katër burrave.
“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur.
Rama nuk e fsheh habinë por dhe zemërimin që diçka e tillë të ndodhë në mes të Europës.
“Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxori sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkruan ai.
Këtë deklaratë për pretencën e prokurorisë speciale, kreu i qeverisë e bëri nga Brukseli, aty ku zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Jo vetëm në Kosovë por dhe në Tiranë, pretenca për 180 vite burg në total për 4 ish krerët e UÇK po konsiderohet si goditje e luftës çlirimtare dhe përpjekje për të barazuar viktimën me agresorin.
/abcnews.al/


