Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rriten pagat në administratë / Qeveria: Indeksim 2.5 për qind edhe për gjyqtarë e prokurorë

schedule16:32 - 6 Shkurt, 2026

schedule 16:32 - 6 Shkurt, 2026

Qeveria miratoi të premten indeksimin e pagave me 2.5 % për disa kategori duke nisur nga janari i këtij viti.

Duke filluar nga presidenti që është paga referuese ne administatë, nga kjo rritje do të përfitojnë punonjësit e administratës shtetërore përfshire dhe gjyqtarët e prokurorët. Këta të fundit nga ideksimi përfitojnë rritje të pagës me 2.5% nga

Nga indeksimi gjyqtareve u rritet paga me 2.5 % ndersa me kërkesën në gjykatën kushtetuese kërkojnë rritje në masen deri në 60 %, cka ka sjellë një përplasje me kreun e qeverisë. Por një intervistë për ABC Neës, ministri I drejtësisë, Besfort Lamallari, thote se debate më shumë se tek pagat duhet të përqëndrohet tek rezultatet e drejtësisë.



 “Për gjyqtarët cdo dy vjet ligji thotë që të ketë indeksim të pagave. Por diskutimi real duhet të jetë në atë ca ka ndodhur në 10 vite të reformës në drejtësi. A ka procese që zvarriten. A ka sot problem në zgjetje  të afateve të qëndrimit të detyre të krerëve të gjykatave dhe të prokurorive. Nuk duhet të ketë më zvarritje të proceseve gjyqsore. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Diskutimi real nuk duhet te jetë ky. Nuk duhet të cënohet besimi i qytetarëve për një diskutim për pagat. Referenca është me Presidentitn, dhe për ministrin dhe për të tjerë.”

Rritje page do te  përfitojne dhe  144 mijë punonjës të administratës qendrore. Në vlerë indeksimi i pagave varion nga 1,000 deri 10,000 lekë në muaj në varësi të kategorisë dhe pozicionit të punonjësit.

Fondi për rritjen dhe indeksimin e pagave kap vlerën e 100 milionë eurove ndërkohë indeksimi do të aplikohet një herë në dy vite, çka do të thotë në 2028-n do të jetë indeksimi i radhës, si një masë që ruan fuqinë blerëse të individëve që preken nga inflacioni.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!