Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zjarri

schedule10:11 - 6 Shkurt, 2026

schedule 10:11 - 6 Shkurt, 2026

Një zyrtar i lartë ushtarak rus mbeti i plagosur pasi u qëllua në një atentat në Moskë. Autori, ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë drejt Gjeneral Lejtnant Vladimir Alexeyev në një ndërtesë banimi në veriperëndim të qytetit mëngjesin e kësaj të premteje përpara se të largohej, tha Komiteti Hetimor Rus në një deklaratë.

Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe një kërkim për të gjetur autorin e krimit është duke u zhvilluar. Alexeyev është zëvendësshef i drejtorisë kryesore të shtabit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Alekseyev është një figurë e lartë në drejtorinë kryesore të shtabit të përgjithshëm ushtarak të Rusisë dhe është figura e fundit e lartë ushtarake që është shënjestruar në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë.



Ai u ndëshkua me sanksione nga Bashkimit Europian pasi inteligjenca ruse u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.

Ngjarja vjen teksa Rusia dhe Ukraina mbajtën bisedime këtë javë për fundin e luftës, për të cilat të dyja palët thanë se ishin pozitive. Për sulme të ngjashme Rusia ka akuzuar Ukrainën dhe në disa raste Kievi ka marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa për të tjera ka heshtur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!