70 vjeçari milioner gjerman Karl Reipen, i cili ndërtoi pasurinë tij duke shitur kafe të ngrirë, ka blerë në Zelandën e Re tokë me një vlerë prej 3.5 milion eurosh. Tashmë ai do të dalë në pension dhe kërkon 10 shoqërues, burra dhe gra, për të ndarë me të jetën në këtë parajsë. Të gjitha shpenzimet do të paguhen nga ai.
Të ftuarit do të qëndrojnë në shtëpi të ndara prej 2 personash. Ata nuk duhet të bëjnë asgjë përveç se të kalojnë kohën e lirë duke shëtitur, bërë blerje, peshkuar e notuar. Madje nëse kanë kuaj mund t’i marrin me vete pasi në strukturë ka dhe skuderi. Përzgjedhja është shumë e thjeshtë, njerëzit duhet të jenë të denjë, të duan një jetë të rezervuar dhe të tërhequr dhe të jenë më pak se 70 vjeç.
Gjithsesi milioneri, me sa duket nuk ka arritur ende të kompletojë skuadrën e tij, dhe për këtë arsye ka publikuar një lajmërim në një të përditshme lokale me titullin: “Kërkohen shoqërues për të jetuar në parajsë”./abcnews.al