Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal nuk fal asgjë/ Mundi 1-0 Chelsea, bëhet finalisti i parë i Kupës së Ligës

schedule13:09 - 4 Shkurt, 2026

schedule 13:09 - 4 Shkurt, 2026

Pas Premier League dhe Champions, Arsenal vijon serinë e sukseseve edhe në Kupën e Ligës në Angli. “Topçinjtë” e Londrës kanë konfirmuar se nuk duan të falin asgjë në këtë sezon, duke u bërë finalistët e parë të turneut të rëndësishëm, pas fitores 1-0 në sfidën e kthimit kundër Chelsea.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta kishte triumfuar edhe në derbin e vajtjes me shifrat 3-2, ndërsa përpara tifozëve të saj në “Emirates Stadium” vulosi biletën për në finale.

Me suksesin e sfidës së vajtjes, të zotët e shtëpisë i lejuan rivalëve të ishin më të rrezikshëm. Blutë e Londrës kërkuan me ngulm përmbysjen e rezultatit, por pavarësisht kontrollit të topit dhe rasteve të shumta, nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.



Nga ana tjetër, Arsenal u mbrojt mirë dhe dha goditjen fatale vetëm në minutën e shtatë shtesë.

Kai Havertz finalizoi një kundërsulm të shpejtë për të shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Arsenal, që në finale e Kupës së Ligës që do të luhet në “Uembli” pritet të përballet me Manchester City. Skuadra e Pep Guardiola duhet të luajë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Njukasëll, por ka fituar 2-0 sfidën e parë.

Në këtë mënyrë, pas rivalitetit të madh në Premier League, Arsenal dhe Manchester City do të diskutojnë një tjetër trofe të rëndësishëm të futbollit anglez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!