Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kushtetuesja nuk duhej t’ju pranonte si palë”, Rama Shoqatës së Gjyqtarëve: Nuk paguani detyrimet tatimore dhe kontributet shoqërore

schedule08:55 - 4 Shkurt, 2026

schedule 08:55 - 4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin “live” me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh se Shoqata e Unionit të Gjyqtarëve është e pezulluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), pasi sipas tij, nuk ka paguar detyrimet tatimore dhe kontributet shoqërore.

Sipas tij, Shoqata e Gjyqtarëve nuk ishte e regjistruar në QKB.

Duke u ndalur tek kërkesa e gjyqtarëve për rritje page, Rama tha se ata po sillen si në mënyrë “arrogante” dhe po  trajtojnë pushtetin e tyre si të pakufizuar dhe të pakontrollueshëm.



“Ju jeni ata që përbaltni duke bërë deklarata të tilla publike si shoqatë dhe duke qenë se nuk kam dashur pikërisht, të merrem me asnjë aspekt personal jo e jo, prandaj s’kam përmendur as emra ndërkohë që ju më drejtoheni mua personalisht, por s’ka problem nuk e marr si personale, ju jeni fillimisht të paligjshëm si shoqata. Më kupton çfarë jeni ju?

Jeni të paligjshëm dhe Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’iu kishte pranuar ju si palë sepse ju nuk respektoni dispozitat e ligjit, ju vetë për organizatat jofitimprurëse, se shoqatat janë jofitimprurëse, ndërkohë që ju shoqatat tuaja dhe kjo shoqata për të cilën po flas, është ngritur vetëm për të fituar lekë deri tani, nuk kam parë unë të bëni ndonjë gjë tjetër ju deri tani, por vetëm për të fituar para.

Shko në Gjykatë Kushtetuese për të fituar para, për të rritur të ardhurat tuaja dhe shoqata e unionit, kjo që ka bërë gjithë këtë paçavure, është e pezulluar nga Qendra Kombëtare e Bizneseve, aty ku regjistrohen se nuk keni paguar detyrimet tatimore dhe nuk keni paguar kontributet shoqërore, ju si shoqatë, që dyshoj që keni një anëtarësi të gjerë, por gjithsesi.

Ndërsa shoqata tjetër, s’ishte fare e regjistruar në Qendrën Kombëtare, as te Tatimet, sipas detyrimit, i ka ligji këto detyrime dhe praktikisht duhet të ishte e çregjistruar se kështu thotë ligji! Dhe Gjykata Kushtetuese nuk i mori në konsideratë këto fakte se ju jeni subjekte si shoqata që nuk duhet të merreni fare në referencë sepse ju nuk jeni në përputhje me ligjin.

E kuptoni se ku jemi ne?! Dhe unë nuk mendoj që ju keni problem të regjistroheni, që keni problem të keni NIPT, që keni problem të paguani tatimet, që keni problem të paguani siguracionet, unë nuk mendoj këtë. Unë mendoj që jeni arrogantë.

Keni një arrogancë të një pushteti që ju e trajtoni si një pushtet të pakufizuar, si pushtet të pakontrolluar, si pushtet të pakontrollueshëm dhe për këtë arsye, ndodhin dhe gjëra të tjera këtu në këtë vend, por nuk jam këtu për këto sot.

Këto ishin ato që kisha unë për sot. Edhe një herë, unë jam palë dhe flas në emër të një pale.

Ju nuk jeni palë dhe nuk mund të flisni si palë dhe për më tepër nuk mund të trajtoni të tjerët si palë, që i vini në shënjestër sepse ju keni dhe gurin dhe arrën, por jo për të rritur pagat tuaja. Këto kisha unë për sot!”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!