Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbetjet e “Kurum”, 25 të arrestuar/ Durrës, Tiranë, Elbasan pranga drejtuesve të “Kurum”, zyrtarë e doganierë

schedule18:52 - 3 Shkurt, 2026

schedule 18:52 - 3 Shkurt, 2026

Pas më shumë se një viti kur Prokuroria e Durrësit sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, organi I akuzës këtë të martë lëshoi 33 urdhër arreste, mes të cilave 26 masa arrest me burg dhe 7 masa të arrestit në shtëpi.

Nga 33 urdhër arrestet e lëshuara, janë ekzekutuar vetëm 25 prej tyre.

Ndaj administratorit të kompanisë Kurum International Erdal Demir dhe shtatë drejtuesve të tjerë u vendosën masat e arrestit me burg për veprat penale të kontrabandës me mallra të ndaluara, falsifikimit, menaxhimit të mbetjeve si dhe pastrimit të parave.



Me të njëjtat akuza u vendosën masa arresti me burg për pronaren e kompanisë Sokolaj, Gjovana Sokolaj, ish-administratoren Oliziana Pemati dhe administratorin e një kompanie kroate, Doni Sokolaj.

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, drejtoresha aktuale Marjeta Përlala dhe shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me dështimin e mbikëqyrjes dhe monitorimit të lejeve mjedisore ndaj kompanisë Kurum dhe kompanive të tjera të përfshira.

Nën akuzë për këtë çështje janë edhe drejtuesit e kompanisë koncesionare të terminalit lindor të portit të Durrësit, EMS Albanian Port, pesë nëpunës të Doganës së qytetit bregdetar, dy inspektorë të Autoritetit Portual si dhe drejtues të disa kompanive të tjera. Operacioni për ekzekutimin e masave u shtri në 3 qytete, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në qendër të skemës qëndrojnë kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj” shpk, të cilat edhe pse ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve, akuzohen se kanë kryer falsifikime dhe veprime të tjera për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

Përveç ngarkesës së bllokuar pas alarmit të ngritur nga organizata “Basel Action Netëork”, hetimi ka zbuluar se kompania “Sokolaj” kishte kryer edhe tre eksporte të tjera të mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës në periudhën nëntor 2023- korrik 2024.

102 kontejnerët me mbetjet që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë pas dyshimeve se fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut, hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan kalcium dhe squfur. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!