Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shënjestër, nipi i Nikulajt/ Hetimet për plagosjen në Lezhë: Nikulajt ishin konfliktuar në verë me fisin Ndoka

schedule11:03 - 3 Shkurt, 2026

schedule 11:03 - 3 Shkurt, 2026

LEZHË- Të tjera detaje dalin në dritë nga dinamika e plagosjes me armë zjarri të berberit Sokol Daci në Rrilë të Lezhës.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtatë persona, katër prej tyre të armatosur me armë zjarri dhe tre të tjerë mbanin me shkopinj bejsbolli kanë shkuar në berberhanë.

Brenda berberhanës ka qenë duke marrë shërbim 21-vjeçari, Merando Nikulaj, i cili dyshohet të ketë qenë objektivi i grupit. Bashkë me të në berberhanë ka qenë efektivi i policisë, Besart Kovaçi, i cili është arrestuar nga Policia.



Ky i fundit teksa ka parë personat, të cilët po hynin në berberhanë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt tyre dhe sipas tij këtë e ka bërë në kushte të vetëmbrojtjes.

Në ambientet e brendshme të berberhanes janë shkrepur plot 16 plumba, ku dhjetë i përkasin pistoletës së efektivit ndërsa gjashtë të tjera dyshohet se janë shkrepur nga 21-vjeçari Merando Nikulaj.

Nga grupi prej shtatë peronash, tre prej tyre sipas hetimeve janë nga fisi Ndoka. Bëhet fjalë për Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të cilët mendohet se kishin planifikuar dhunimin e Merando Nikulajn.

21-vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë, është nipi i Ardian Nikulaj, i ekzekutuar tre vjet më parë në biznesin e tij në Shëngjin.

Kjo përplasje mes fisit Ndoka dhe Nikulaj dyshohet se vjen si pasojë e një konflikti të ndodhur në verën e 2025, në zonën e Kunës në Shëngjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!