Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

I dënuar për të njëjtin krim/ Tentoi të vidhte në 2 banesa, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

schedule15:03 - 2 Shkurt, 2026

schedule 15:03 - 2 Shkurt, 2026

Finalizohet operacioni i koduar “Houses”. Policia ka arrestuar një 25-vjeçar për vjedhje në disa banesa.

25-vjeçari rezulton me precedentë penal për të njëjtin krim. Ndërkohë janë sekuestruar aksesorët e vjedhur (5 ora dhe 3 unaza).

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, dje, ka tentuar të vjedhë edhe në 2 banesa, në fshatin Blerimaj.



Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!