Kryeministri britanik Keir Starmer, ka mbërritur për një vizitë në Kinë, e para që e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2018.
Duke folur gjatë fluturimit për në Pekin, Starmer deklaroi se vizita do t’i sjellë përfitime Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa dëshiron “një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj Kinës”
Kryeministri britanik gjatë kësaj vizite do të takohet me Presidentin Xi Jinping.
Ndërsa Evropa po distancohet ngadalë nga furnizimet e Rusisë me naftë dhe gaz, Kina është thjesht një treg shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm për t’u injoruar, raporton BBC.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Kina mbetet përparësia nr. 1 për MI6, Shërbimin Sekret të Inteligjencës Britanike, duke zënë më shumë kohë të oficerëve të saj sesa çdo komb tjetër, madje edhe Rusia./abcnews.al


