Do të jetë një finale, e sërish mund të mos mjaftojë. Dortmund-Inter është një nga ndeshjet me më shumë tension dhe emocion sonte në Champions, ndërsa dy skuadrave u duhet vetëm fitorja.
Gjithsesi, asnjëra prej tyre nuk e ka fatin në dorën e saj. Dortmund është në vendin e 16-të dhe një sukses mundet edhe t’i sigurojë një vend në 8 të parat, pra ta kualifikojë direkt, ndërsa humbja mund ta eliminojë.
Verdhezinjtë kanë mungesa si mesfushorin Zabicer si dhe mbrojtësin Zyle, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa mbrojtësi i krahut Svenson është i pezulluar. Trajneri Niko Kovaç ka besim, edhe pse forma e ekipit nuk ka qenë e qendrueshme, as në Ligën e Kampionëve dhe as në Bundesligë.
Edhe Interi ka problemet e veta. Trajneri Kristian Kivu do të duhet të bëjë pa mesfushorët e rëndësishëm Barela e Çalhanoglu, ashtu si edhe pa mbrojtësin holandez Damfris, që është jashtë prej shumë kohësh.
Titullarë në mesfushë priten Sucic, Zielinski dhe Mkitarian, në portë Zomer edhe pse I kritikuar, ndërsa në sulm janë yjet në formë si kapiteni Lautaro Martinez dhe Markus Turam.
Për zikaltërit gjithashtu duhet fitorja për të shmangur plej ofin, por gjithsesi ata nuk kanë rrezik eliminimi. Bilanci total është lehtësisht në favor të italianëve, me dy fitore, një barazim e një humbje, por këtë rast vlen më shumë ajo që ka ndodhur në Gjermani.
Borusia fitoi sfidën e fundit mes tyre në fushën e vet, 3-2 në 2019, ndërsa shumë herët, në 1964, në ish-stadiumin “Vestfalenshtadion” dueli përfundoi 2-2./abcnews.al


