Ora e Kijametit që simbolizon sa afër është zhdukja e njerëzimit është zhvendosur 85 sekonda përpara mesnatës, nga 89 sekonda që ishte një vit më parë në atë koha më e afërt që prej kohës kur ky koncept u paraqit nga shkencëtarët në vitin 1947.
Grupi i Shkencëtarëve Atomikë me bazë në Çikago të Shteteve të Bashkuara deklaroi se kërcënimet bërthamore, keqpërdorimi i mundshëm i përparimeve biologjike dhe inteligjencës artificiale si dhe ndryshimet Klimatike ishin faktorët kryesorë që tregojnë se Bota po i afrohet gjithnjë e më pranë orës së Kijameti.
Drejtuesja e Organizatës Alexandra Bell tha se tashme çdo sekondë ka rëndësi dhe se koha jone po mbaron. Ky është realiteti ynë u shpreh ajo ndërsa shtoi se Bota nuk ka qenë kurrë pranë këtij limiti.
Ora e Kijametit ishte 7 minuta larg mesnatës kur ajo u krijua në vitin 1947. Grupi i Shkencëtarëve Atomikë në deklaratën e tyre thane se zhvendosja e orës qofte edhe me vetëm me një sekondë më pranë mesnatës është një sinjal i ashpër për mbarë njerëzimin.
Deri në vitin 2020, ora nuk kishte qenë kurrë më afër se dy minuta para mesnatës. Në vitin 2011, ora ishte 6 minuta para mesnatës dhe kjo është hera e dytë radhazi që ora i është afruar kësaj kohe rekord. Mesnata është pika hipotetike në të cilën mbaron bota, pasi vlerëson se sa afër është njerëzimi me zhdukjen totale në një nivel teorik.
Zhvendosja katër-sekondashë është ndryshimi më i madh që nga viti 2023, kur shkencëtarët e zhvendosën atë nga 100 në 90 sekonda para mesnatës.
Sa herë që Ora e Kiametit lëviz përpara, kjo interpretohet si dështim i njerëzimit për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve globale nga viti i kaluar.
Kur akrepat lëvizin më afër mesnatës, krahasuar me vitin e kaluar, bota i është afruar vetëshkatërrimit.
Kur ata largohen, ato në thelb tregojnë një ulje të rreziqeve të katastrofës globale. Ka edhe vite kur akrepat nuk lëvizin fare, që do të thotë se kërcënimet dhe tensionet ndërkombëtare as nuk janë përkeqësuar dhe as nuk janë përmirësuar.
Organizata jofitimprurëse e Shkencëtarëve Atomik ka selinë e saj në Çikago. Ora e Kiametit u krijua në vitin 1947, gjatë Luftës së Ftohtë, kur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik e mbanin të vazhdueshme frikën e shfarosjes bërthamore.
Konflikte të shumta kane shpërthyer përgjatë vitit 2025 dhe përgjatë vitit 2026 deri me tani, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa administrata Trump nisi bombardime ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe arrestoi udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij në një operacion sekret në Karakas.
Tensionet janë rritur edhe midis SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s, ndërsa Presidenti Trump kërkon të fitojë kontrollin e Groenlandës, një territor danez, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare kundër Rusisë dhe Kinës.


