Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga “Kjo Botë” te ëndrra e madhe: Viola Gjyzel i thotë sërish “po” skenës së Eurovizionit

schedule14:05 - 27 Janar, 2026

schedule 14:05 - 27 Janar, 2026

Një zë i njohur, por me ëndrra gjithnjë në rritje. Në studion e ABC e Mëngjesit, Viola Gjyzel, së bashku me babain e saj Arjan Gjyzelin, rrëfeu një histori pasioni, këmbënguljeje dhe dashurie familjare që po e çon drejt një tjetër skene të madhe: garës për të përfaqësuar San Marinon. “Jam shumë e lumtur që jam në këtë fazë paraprake. Dua shumë të hipi në atë skenë”, thotë Viola, e cila në vitin 2023 përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision me këngën “Kjo Botë”. Një përvojë që erdhi herët, por u përballua me maturi: “Isha e vogël për një emocion kaq të madh, por ja dola”.

Kënga e re mban një vulë të veçantë emocionale. Ideja erdhi nga babai i saj, Arjani, njeriu me të cilin Viola ka një marrëdhënie shumë të fortë. “Të gjithë bëjnë këngë për nënat. Ne menduam të bënim diçka për baballarët. Dashuria më e madhe e çdo vajze është babai”, shprehet ajo. Skena për Violën nuk është e re. Që në moshën 7-vjeçare, emocionet kanë qenë të njëjta, të forta dhe të vërteta. Edhe kur u sëmur gjatë Junior Eurovision, ajo refuzoi të këndonte me regjistrim. “Kisha mbi supe një flamur dhe vendosa ta nderoja duke kënduar live”.

E përkëdhelura e familjes pas tri motrave, Viola është rritur mes dashurisë, kafshëve shtëpiake dhe muzikës, por edhe sportit. Basketbolli është pasioni i dytë i madh, një tjetër “skenë” që i jep adrenalinë, njësoj si kënga. Larg rrjeteve sociale, me një rutinë të qetë dhe të disiplinuar, Viola është një adoleshente ndryshe. Mëngjeset i nis me babin, ditët mes shkollës, sportit dhe muzikës, dhe një ëndërr që nuk e fsheh: Eurovizionin.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!