Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për mashtrim me call center/ Tre vëllezërit nga Tropoja, ende në kërkim, tetë të arrestuar nga SPAK

schedule12:13 - 27 Janar, 2026

schedule 12:13 - 27 Janar, 2026

Një operaion i ndrërmarrë nga SPAK dhe autoritetet italiane vuri në pranga 10 persona që mashtronin me bursa online, shtetas italianë por edhe të vendeve të tjera të bashkimit Europian.

Sipas të dhënave paraprake, në kërkim, mësohet se janë shpallur tre vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët dhe pronarët e Call Centerave, ku bëheshin mashtrime. Në këto qendra, sipas hetimeve të SPAK, kryheshin telefonat kryesisht në Itali, ku viktimat ftoheshin të investonin para në kriptomonedha, por në të vërtetë këto para, shkonin në llogarite digjitale, të personave që kishin ngritur Call Centerat me bazë në Shqipëri.

Për të mos rënë në gjurmët e policisë dhe të SPAK,  vendndodhjet e Call Centerit, ndërroheshin vazhdimisht.



Të arrestuarit janë
Remir Gjoligaj,
Endri Gjata,
David Qerimi,
Elis Merkaj,
Rentjan Peposhi,
Odeas Kuqi. GJKKO vendosi burg me afat 20 ditë për Odeas Kuqi dhe Rentjan Peposhi. Sakaq, la në burg Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu, Klaudio Kaçupi.

Në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj të cilët po verifikohen përmes sistemeve TIMS për të parë nëse ndodhen në vendin tonë. Sipas procedurës, nëse brenda 90 ditësh nuk realizohet kapja e tyre, do të bëhet shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!