Lufta brenda Lidhjes Demokratike te Kosoves mbetet e hapur.
Ish Kryeministri Avdullah Hoti, i njohur per nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë në zyrën ovale, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump ka deklaruar publikisht se do të bëhet pjesë e garës për lidershipin e ri.
I menjehërshëm ka qenë reagimi i kreut aktual të LDK Lumir Abdixhiku, sipas të cilit kjo parti nuk frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga votat dhe as nga gara, duke nënvizuar se vendimet në parti janë marrë gjithmonë në Kuvend të hapur, me debat dhe me shumicë votash.
Ai ka bërë të ditur se kjo qasje do të ndiqet sërish këtë të shtunë, kur LDK do të mblidhet për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet e saj, “me vullnet të lirë dhe me votë të lirë”, sipas Abdixhikut, siç i takon një partie demokratike.
Ai po ashtu ka njoftuar se këtë fillim jave është dërguar ftesa zyrtare për delegatët e LDK-së dhe se të shtunën e 31 janarit do të takohen për të vendosur “drejtimin e shtëpisë”.
Gjithësesi ndihet se brenda partisë ka tension.
LDK në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë këtë fundjavë, ku është diskutuar për Kuvendin Qendror, edhe pse shumica kanë qenë në mbështetje të kreut aktual të partisë. Problemet në LDK u bënë të dukshme pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, ku partia siguroj vetëm 15 deputetë. / abcnews.al /


